Masakra e Selenicës, sociologu Gëzim Tushi në Report TV: 3 faktorët që çojnë shqiptarët drejt krimit
  • 6 years ago
Masakra e Selenicës dhe karakteri i autorit të saj, një 24-vjeçar gjakftohtë, ka vënë në lëvizje sociologët dhe psikologët të cilët bashkohen në një pikë, te analiza dhe diagnoza e thellë e tipologjisë së këtij rasti. Sociologu i njohur, Gëzim Tushi i ftuar në studion e Report Tv, rendit tre faktorë të cilët sipas tij po nxisin gjithnjë e më shumë krime të rënda dhe tronditëse për shoqërinë tonë. Roli edukativ në familje, shkolla dhe substancat narkotike, sipas Tushit kanë forcuar prirjen kriminale.

Pse ky nivel kriminaltieti i zgjeruar në shoqërinë shqiptare? Si t'ia thyejmë dhëmbët krimit.. Niveli i kriimt është i lidhur me familjen shqiptare. Familja shqiptare ka pësuar tronditje shumë të forta bnga ajo familja e dikurshme autoritariste, patriarkale, por ama funksionet edukative i kishte. Kishte respekt për familjen, prindin, fqinjin. Sot, familja ka ndryshuar strukturalisht për mirë, sigurisht, është më liberale, demokratizuar, horizontalizuar, por ama ka ndodhur një gjë e keqe, ka humbur rolin dhe funksionet edukative të saj. Prindërit habiten kur fëmija del kriminel. Ke harruar, je marrë me problemet e jetës, punës, fitimit, parasë dhe nuk je marrë me familjen. Në shkolla gjithashtu i njëjti problem. Ka humbur vëmendjen nga funksioni edukativ. Në shoqërinë shqiptare krimi po shtohet edhe për shkak të drogës, alkoolit të cilat sjellin mpirje të trurit, humbje të vetëdijes. Bëjnë që brenda njeriut të nxiten instiktet mbi arsyen.
Recommended