Report TV - Sociologu Gëzim Tushi: Familja e re shqiptare i ka nxjerrë të moshuarit ‘të tepërt’

  • 6 years ago
Familja e re shqiptare i ka nxjerrë të moshuarit ?të tepërt?, çka është e papranueshme. Është ky alarmi që dha sot në emisionin ?Rreze Dielli? në Report TV sociologu i mirënjohur Gëzim Tushi, për këtë plagë sociale që sa vjen e bëhet më e prekshme në shoqërinë tonë.

?Ka ndodhur një ndryshim i madh në familjen shqiptare, kjo familje e re i ka nxjerrë të moshuarit të tepërt. Është e papranueshme largimi dhe ndërprerja e kujdesit për të moshuarit?

Sipas profesor Gëzim Tushit, i cili është edhe autor i librit ?Mosha e tretë?, një nga plagët më të mëdha të këtij shekulli është vetmia, që ka prekur jo vetëm të moshuarit por edhe të rinjtë në Shqipëri.

?Një nga plagët e mëdha që kanë të moshuarit sot është vetmia, bëhet fjalë për një nga plagët më të mëdha sociale të këtij shekulli edhe për të rinjtë që jetojnë mes 4 mureve?

Duke sjellë eksperiencat në vendet më të zhvilluara ku të moshuarit japin një kontribut në komunitet, sociologu i mirënjohur Gëzim Tushi solli në vëmendje mungesën e shërbimeve komunitare në Shqipëri.

?Ne i kemi shumë të dobëta shërbimet komunitare, ka nevojë që bashkitë të ndërtojnë sisteme të angazhimit komunitar të tyre. Eksperienca në vendet e zhvilluara tregon se si të moshuarit japin një kontribut real në komunitet?.

Recommended