Kryebashkiaku i Selenicës për Report TV: Shteti të reagojë, po bastardohen vlerat

  • 6 years ago
"Më telefonuan për një ngjarje, pastaj kam komunikuar me të afërm më është thënë për fat të keq tragjedia e rëndë. Nisëm menjëherë të merrnim masa, i kam kërkuar kryetarit të thërriste mbledhjen e këshillit. Do doja t?i falënderoja të gjithë anëtarët që edhe në kohë pushimesh erdhën sot këtu për të miruatuar një fond për të përballuar të gjitha shpenzimet e varrimit, për tu solidarizuar sadopak dhimbjen dhe shpalljen e së hënës ditë zie"Kryebashkiaku i Selenicës, Përparim Shametaj tha ndër të tjera se i njihte anëtarët e masakruar të familjes Zykaj, ndërsa për autorin shtoi se nuk njihej si person tepër i rrezikshëm. Ai kërkoi reagimin e shtetit që të parandalohen ngjarje të tilla, ndërsa shtoi se kjo ngjarje tregon edhe njëherë bastardimin e vlerave njerëzore.

? Kam pasur njohje të hershme më familjen në fjalë. Kam mbaruar edhe gjimnazi këtu dhe i njoh mirë. Është një ngjarje shokuese, më e keqja që mes viktimave janë edhe dy fëmijë. Çdo banor ndjehet keq sot. Është një ngjarje shumë tronditëse, shokuese. S?kemi pasur kurrë asnjë ngjarje të tillë. Autorin nuk e njoh shumë, por nuk ka shfaqur ndonjëherë rrezikshmëri të lartë. Kjo është një ngjarje për të cilën shteti duhet të reagojë, të gjitha strukturat duhet të ngrihen në këmbë. Shoh që ka një bastardim të vlerave?.

Recommended