Operacioni me 37 të arrestuar, kreu i SPAK për Report Tv: Po hetojmë nëse janë përfshirë zyrtarë

  • 4 years ago
I pyetur në konferencën online nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta mbi kokën e këtij grupit kriminal, drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja u shpreh se ai e ka ushtruar aktivitetin e tij në një territor që mbulohet nga organet kompetente, që do të mbajnë përgjegjësi. "Hetimet janë në vazhdim dhe aktiviteti kriminal është kryer në një territor të caktuar që mbulohet nga organet kompetente që nuk duhet ta lejonin ndodhej e një situate të tillë. Ne jemi duke hetuar cdo detaj të përfshirjes së zyrtarëve qoftë duke ndihmuar apo lejuar ndodhjen e tij. Kjo i përket fazës tjetër të hetimit, sot konkluduan me masat e sigurisë dhe sekuestrimin e pasurisë" tha Kraja.

Recommended