Ora News - Megaoperacion i Europol në 34 vende/ 9 mijë policë të përfshirë, 166 të arrestuar
  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Europol ka publikuar bilancin e një megaoperacioni kundër krimit të organizuar në Europën jug-lindore e që ka zgjatur 4 ditë.

Nga data 24 deri më 27 shtator, në kuadër të ?Joint Action Days? e në koordinimin e Europol, në 34 vende europiane janë ekzekutuar operacione kundër tre fenomeneve kriminale; trafik armësh, trafik lëndësh narkotike e emigracion klandestinësh.

Megaoperacioni ka çuar në arrestimin e 166 personave me aktivitet kriminal në vendet e Europës jug-lindore.

Në këtë operacion morën pjesë 9 mijë forca policore e u shtri në mjaft vende anëtarë të Bashkimit Europian e në vendet ekstrakomunitare.

Në BE megaoperacioni përfshiu vendet Austri, Bullgari, Qipro, Kroazia, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungeria, Irlanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgo, Hollanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia.

Në vendet jo anëtare të BE operacioni ka përfshirë Shqipërinë, Bosnja-Hercegovinën, Kosovën, Moldavinë, Mali i Zi, Macedonia e Veriut, Serbia, Zvicër, Britani e Madhe, Ukrainë, SHBA.

Në katër ditë operacion janë kontrolluar 390 000 persona e 44 000 automjete në pikat kufitare tipike të trafiqeve ilegale.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/megaoperacion-i-europol-ne-34-vende-9-mije-police-te-perfshire-166-te-arrestuar/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended