EUROPOL operacion në Shqipëri dhe 6 vende të BE së, kapet kreu i një grupi kriminal në Shkodër, seku

  • 5 years ago
EUROPOL operacion në Shqipëri dhe 6 vende të BE-së, kapet kreu i një grupi kriminal në Shkodër

Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, pjesëmarrëse dhe rol aktiv në një tjetër operacion ndërkombëtar, për goditjen e veprimtarisë në fushën e drogave të forta.

Operacion ndërkombëtar antidrogë i koduar "Goldfinger" .

Operacioni i koordinuar nga EUROPOL dhe i drejtuar nga autoritetet e hetimit në Danimarkë.

Operacioni i shtrirë në Danimarkë, Suedi, Gjermani, Belgjikë, Holandë, Slloveni dhe Shqipëri.

Autoritetet daneze të hetimit si vend lider i këtij hetimi, bashkëpunuan me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë dhe Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, që në fazën e hetimit proaktiv, i cili kishte në fokus goditjen e një grupi kriminal që vepronte në shtetet e mësipërme, në fushën e trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kokainë, heroinë, etj.

Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, konkretisht Drejtoria Hetimore Qendrore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, pas shkëmbimit të informacioneve me autoritetet daneze, regjistruan procedimin penal në vitin 2019.

Sot, në koordinim të plotë me EUROPOL, autoritet e hetimit të Danimarkës, ato të Suedisë, Gjermanisë, Holandës, Belgjikës, Sllovenisë dhe Shqipërisë, realizuan goditjen në një kohë, të këtij grupi kriminal.

Është dokumentuar se ky grup kriminal ka trafikuar mbi 1 650 kg kokainë dhe heroinë brenda vendeve të BE-së.

Recommended