RTV Ora-Tiranë, kapet me armë e municione kreu i grupit kriminal

  • 5 years ago
#rtvora
Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona të u kapën me armë e municione.

Unifromat blu arrestuan 37-vjeçarin me iniciale A. S., banues në Tiranë dhe 35-vjeçarin me iniciale Xh.M., banues në Fushë Mëzez.

37-vjeçari A.S., dyshohet se është kreu i një grupi të strukturuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, i dyshuar për disa ngjarje të rënda kriminale, raporton policia.

Gjatë operacionit 'Versace' në lagjen ?Demokracia? në Mamurras, dy të arrestuarve iu gjetën dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri tip GLOCK së bashku me 4 karikatorë me 60 fishekë luftarak, si dhe 1 armë zjarri pistoletë TT model 54, së bashku me dy karikatorë me 15 fishekë.

"Për 37-vjeçarin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Vendimin Penal të vitit 2017 ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale " Vrasja në rrethana të tjera të cilësuara" mbetur në tentativë në bashkëpunim dhe "Mbajtja pa leje e armëve luftarake".

Po kështu shtetasit A.S., i kanë mbetur dhe 2 vite e 6 muaj për të vuajtur dënimin në bazë të vendit të gjykatës së Apelit dhënë në vitin 2018, për veprat penale "Falsifikimi i kartëmonedhave", dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" Po vijon puna për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të kryer nga shteasi A.S dhe grupin kriminal që ai drejton,"-raporton policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë zjarri, 75 fishekë luftarak, një sasi parash, dy automjete dhe 8 aparate celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e armëve dhe municioneve luftarake? dhe ?Përkrahja e autorit të krimit?.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tirane-kapet-me-arme-e-municione-kreu-i-grupit-kriminal
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended