Ora News - Iljazaj: Nëse arrestohen vetëm zyrtarë të opozitës, po i hidhet 'hi syve' Evropës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ervis Iljazaj, nga botimet "Mapo", i ftuar në "Tonight Ilva Tare" thotë se deri më tani po arrestohen vetëm zyrtarët e krahut të partive opozitare dhe nëse vazhdohet kjo metodë, atëherë sipas tij, po i hidhet hi sy Evropës për të hapur negociatat.

Iljazaj: Ata që janë hetuar i përkasin vetëm një krahu politik dhe në këtë kuptim, prokuroria ka nevojë për të na dhënë prova dhe për të na bindur duke hetuar edhe pushtetar të krahut tjetër qeverisës. Nëse vazhdon kjo tendencë që këtu hetohen dhe arrestohet vetëm pushtetar që i përkasin vetëm forcave opozitare, kjo nuk është drejtësia që duam. Këto janë pastaj disa arrestime për t'i hedhur hi sy Evropës që të na hapi negociatat. Mirëpo nuk është aspak e shëndetshme për drejtësinë shqiptare. Fakti që janë të një force politike, nuk është si bën ata të fajshëm apo ta pafajshëm.

A janë peshk të mëdhenj? Për mua, problem i Shqipërisë nuk janë vetëm peshqit e mëdhenj, por piranjat e vogla që vjedhin çdo ditë shqiptarët. Dhe ndonjëherë, kur piranjat bëhen bashkë me dhëmbët e mprehtë, hanë edhe peshkun e madh.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/iljazaj-nese-arrestohen-vetem-zyrtare-te-opozites-po-i-hidhet-hi-syve-evropes

Recommended