Top News - Armë dhe kokainë/ Operacioni ‘Fresku’, një i arrestuar

  • 4 years ago
Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve. Operacioni policor i koduar ?Fresku?, zhvilluar nga Forcat e Posaçme ?Shqiponjat?, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në policinë e Tiranës.
Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 45-vjeçari. Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoletë, 1 shotgun, një sasi fishekësh dhe një sasi lënde narkotike e llojit kokainë.
Forcat e Posaçme ?Shqiponjat?, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve kanë marrë informacion në rrugë operative se një shtetas në zonën e Freskut qarkullonte në orët e pasdites, duke mbajtur me vete armë zjarri dhe lëndë narkotike.
Bazuar në këto informacione është organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacioni policor i koduar ?Fresku?, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. G., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë operacionit, nga kontrolli fizik në çantën e dorës, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar kokainë.
Ndërsa gjatë kontrollit në banesë këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një tjetër armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje, një armë gjahu shotgun dhe një sasi fishekësh luftarak.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? dhe ?Armëmbajtja pa leje?, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#Arrested#TopChannel

Recommended