Ora News - Kreu i AMA-s kërkesë Kuvendit: Të shkarkohet nga detyra anëtari Zylyftar Bregu
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Autoritetit të Mediave Audiovizive, Gentian Sala, i kërkon Kuvendit lirimin nga detyra të anërtrit të AMA-s, Zylyftar Bregu.

Në shkresën drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, që mban datën 9 nëntor 2018, Sala thotë se zoti Bregu në kundërshtim me detyrimin kushtetues për ushtrimin e mandatit dhe në kundërshtim me ligjin organik të AMA-s ka lidhur kontratë qiraje me 2 korrik 2015 me Ministrinë e Bujqësisë për 4.2 hektarë në fshatin Picar, Vorë, me një afat përdorimi 99 vjet.

Autoriteti i parë përgjegjës për zbatimin e këtij ligji në raport me verifikimin e rasteve është vetë AMA, ndërkohë që autoriteti qëndror përgjegjës për zbatimin e ligjit të konfliktit të interesit është ILDKPI. Ky është vënë në lëvizje me kërkesë të institucioneve publike, palëve të interesuara dhe kryesisht me nismën e tij.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kreu-i-ama-s-kerkese-kuvendit-te-shkarkohet-nga-detyra-anetari-zylyftar-bregu
Recommended