Report TV - S'justifikon pasurinë, Vettingu "kap" gjyqtarin Fatmir Hoxha

  • 6 years ago
Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Fatmir Hoxha nuk justifikon pasurinë. Ky është përfundimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në seancën dëgjimore që u zhvillua sot. Edhe pse jo zyrtarisht, Hoxha pritet që të ketë fatin e kolegëve të tij, Fatos Lulo dhe Altina Xhoxhaj, që u shkarkuan.

Relatoja Alma Faskaj u shpreh se sipas ILDKPKI, gjyqtari nuk ka bërë deklarim të rremë dhe se pasurinë e ka nga burime të ligjshme, por KPK ka bërë hetimin e vet, nga ku rezultoi se Hoxha ka një apartament 2+1, 112 m2 në Tiranë me vlerë 140 mijë e 450 euro, ndërsa ka marrë kredi si i pastrehë. Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjyqtari nuk justifikon një shumë prej 17 milionë lekësh.

Recommended