Ora News - Dhunohen mjekët në spitalin e Lezhës dhe QSUT

  • 5 years ago
#oranews

Vendosmëria për të zbatuar sistemin e referimit i kushtoi fraktura në kokë e trup një mjeku të spitalit të Lezhës.

Dermatologu Zef Doda u dhunua me sende të forta në zyrën e tij nga një 24 vjeçar nga Mirdita i identifikuar si Eduard Lleshi, i cili u vetëdorëzuar në polici pas disa orësh. Mësohet se në dëshminë e tij dhunuesi ka thene se e qelloi me grushte pasi mjeku ishte ne gjendje te dehur dhe nuk po i sherbente.

Mejku: Pacienti ishte pa sistem referimi dhe kërkonte të vizitohej me çdo kusht.

Ai ka marrë dëmtime serioze ndaj pas ndihmës së parë u soll për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Por kolegët thanë se cdo ditë janë përballë kërcënimeve të tilla për shkak të problematikave të sistemit të shëndetësisë.

Në të njëjtën kohë në Tiranë u denoncua dhunimi i një specializanteje në QSUT, duke konfirmuar alarmin e mjekeve për sigurinë.

Mjeku: Çdo ditë nën presionin e pacientëve për mungesën e medikamenteve, mungesën e aparaturave.

Katër raste të dhunimit të bluzave të bardha janë denoncuar në spitalet e vendit në tre muajt e parë të këtij viti.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/dhunohet-mjeku-ne-spitalin-e-lezhes
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended