Report TV - Mungojnë ilaçet në spitalin e Lezhës mjekët: Mbaruan në sezonin turistik

  • 8 years ago
Pacientet në Spitalin Rajonal të Lezhës po përballen me mungese medikamentesh edhe në repartet e urgjencave.

Ky fakt është pranuar nga vetë drejtuesit e spitalit, sipas të cilëve furnizimi me ilaçe ka qenë i vazhdueshëm, por konsumi i tyre ka qenë më i lartë se parashikimet e bëra në fillim viti.

Nën Drejtori i Spitalit të Lezhës Tonin Romia thotë se fluksi i pacienteve ka qenë tepër i lartë gjatë stinës së verës, duke sjellë edhe konsum të medikamenteve, por që sipas tij është bërë tenderi për blerjen e ilaçeve dhe situata do të zgjidhet në një kohë shumë të shpejtë.

Burime nga spitali i Lezhës kane bërë të ditur se ilaçet mungojnë që prej muajit maj dhe se ka qenë vonesa e zhvillimit të tenderit që ka sjellë këtë situatë.

Recommended