Ora News - Sondazhi për angazhimin në punë, paga arsyeja e ndryshimit të vendit të punës
  • 4 years ago
#rtvora #oranews
60% e të punësuarve në Shqipëri janë të pakënaqur për punën që kryejnë. Sipas një sondazhi të EPPC krahasuar me vitin 2017 rezultati është përmirësuar me 4%.

Sondazhi gjithashtu paraqet rezultate interesante sa i përket motivit për të punuar më shumë dhe më mirë. Si në të gjitha vendet e botë se dhe në Shqipëri paga është ajo që shtynë punonjësit të kërkojnë një vend të ri punë e ndjekur më pas me mundësinë për karrierë.

Dalina Gjiçali: "Nëse flasim specifikisht për tregun shqiptar të pakënaqur janë 60% dhe të kënaqur 40%. Nëse individi është i kënaqur, ka një kënaqësi të lartë në ambientet e punës priret të jetë edhe më i angazhuar. Nëse rritet niveli i angazhimit kundrejt kompanisë absolutisht shikojmë që ka edhe një rritje të përformancës".

70% e të anketuar vetëdeklarojnë se janë të pakënaqur prej pagës së tyre, ndërsa 72% janë të pakënaqur nga respekti ndaj punës së tyre.

Puna në fundjavë është një plagë e shoqërisë shqiptare shprehen organizatorët e sondazhit. 72 % e të anketuarve në kompanitë private punojnë gjatë fundjavës, ndërsa në institucionet publike 55 % e tyre.

Dalina Gjiçali: "Akoma e shohim që është problematik. Unë do e konsideroja edhe si një ndër plagët e tregut të punës në Shqipëri. Shohim që kemi një përqindje të lartë të punonjësve që vazhdojnë të punojnë ende gjatë fundjavës. Megjithatë, nëse bëjmë një krahasim mes tregut privat dhe tregut publik, këtë vit tregu privat ka një përqindje më të lartë".

Sa i përket rezultateve në Kosovë në lidhje me kënaqësinë dhe angazhimin në punë ato janë të njëjta me Shqipërinë, ku vetëm 40% e tyre shprehen se janë të kënaqur me punën që bëjnë.

Për më shumë lexoni në: oranews.tv/article/sondazhi-angazhimin-ne-pune-paga-arsyeja-e-ndryshimit-te-vendit-te-punes

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended