Ora News - SPAK kalon për gjykim dosjen e famshme 339, të pandehur 22 persona

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kalon për gjykim çështjen e dosjes 339.

Vendimi është marrë nga gjykatësja Irena Gjoka e cila një muaj më parë ia ktheu dosjen prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Të pandehur përfundojnë grupi i Avdylajve të Shijakut, në total 22 persona.

Mbi ta rëndojnë akuzat e trafikut të drogës dhe grupit të strukturuar kriminal.

Në prill, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ktheu për plotësim hetimesh një pjesë të dosjes "339".

Gjykata i dha SPAK 2 javë kohë për të saktësuar faktet për secilin prej të pandehurve.

Mes akuzuarve janë edhe Avdylajt e Shijakut të akuzuarit edhe për laboratorin e drogës në Has.

Në kuadër të hetimeve janë sekuestruar deri tani me qëllim konfiskimi, pasuri të paluajtshme (truall në bregdet) me sipërfaqe 300.000 (treqind mijë) m2, e cila ka qënë pronë shtetërore e përfituar në mënyrë të paligjshme nga anëtarët e grupit kriminal.

Gjatë hetimit pasuror janë sekuestruar hotele, apartamente, automjete, me një vlerë prej rreth 5.000.000 (pesëmilion) euro.

Dosja 339 u hap në vitin 2016 pas përgjimeve ndaj një rrjeti që trafikonte drogë ndërskohë që hetimi zbardhi edhe episode të manipulimit të zgjedhjeve ku përfshihej edhe ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, dosja e të cilit është ende nën hetim.

Të pandehur:

Astrit Balliu (alis Avdyli,Sulejmani),
Altin Avdyli,
Jasin Kala (alias Avdyli),
Gjevi (alias Xhevahir) Ndoka,
Esat Mehmeti,
Petrit Sulejmani,
Saimir Sulejmani,
Hajri Seferi,
Orges Jahelezi,
Shkëlqim Avdyli,
Denis Llaftiu,
Saimir Gjepali,
Mario (alias Edinjo) Zeqiri,
Elton Shehaj,
Fatos Llaftiu,
Ardit Gjyriqi,
Admir Hoxha,
Hekuran Hoxha,
Iskënder Sale(alias Mehmet Gjini),
Xhemal Shala,
Xhevit Shuti,
Flamur Çelaj,
Vehbi Berushi,
Mustaf Shuti,
Anila Shuti

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/spak-kalon-gjykim-dosjen-e-famshme-339

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended