“Do jepni llogari për ato që keni nxjerrë në media”/ Revoltohet gruaja e tretë e Zhidrus
  • 3 years ago
Një ditë pas ngjarjes së rëndë në lagjen 11 nëntori në Elbasan duket se ka rënë qetesia. Vetëm shenjat e plumbave nëpër ndërtesa flasin për atë që për pak u kthye në tragjedi.


Duket se 71 vjeçari Lefter Zhidru ishte thuajse i panjohur për banorët e kesaj zone. Edhe ata që e njihnin e cilësonin si problematik.

Por për policinë dhe struktura të tjera shteterore 71 vjeçari nuk ishte i panjohur. Disa herë ai ishte thirrur në polici për shkak të konflikteve me fqinjët dhe po kaq herë për shkak të konflikteve me bashkëshortet. 71 vjecari ishte i martuar 3 here dhe me secilën martese kishte nga një femije. Më e vogla 14 vjeçe.

Ndërkohë gruaja e tretë e tij, një ditë pas ngjarjes është shprehur e revoltuar ndaj mediave, duke ?thënë se do jepni llogari?.
Sot në këtë banesë janë hapur dyert e mortit ndërsa një ditë më parë një i moshuar pikërisht nga këto dritare mbajti për 5 orë me shkëmbim zjarri forcat RENEA dhe gjithë policinë e shtetit ndërsa dy të rinj kalimtar të rastit mbetën të plagosur.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LefterZhidru#Elbasan#TopChannel
Recommended