Zyrtari amerikan kërkon 'llogari' për SPAK-un: E dimë që keni presione, por do u mbrojmë!
  • 5 years ago
TIRANE- Zv. Ndihmës sekretari i Shtetit në SHBA, Jorgan K. Andrews i shoqëruar nga e ngarkuara me punë e Amerikës në Shqipëri, Leyla Moses- Ones dhe dy ekspertë të misionit të OPDAT, Julie Craven dhe Michelle Lakomy zhvilluan një takim me kryetarin e KLP-së, Gent Ibrahimi në prokurorinë e Përgjithshme me fokus Reformën në Drejtësi.

Gent Ibrahimi i ka njohur zyrtarët amerikanë me ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë në Shqipëri, por edhe formulën e re si mund të vendoset më shpejt në funskion SPAK-u. Në mungesë të 10 prokurorëve, Ibrahimi tha se po shikohet mundësia që dy vendet të plotësohen me prokurorë të komanduar, por që e kanë kaluar vettingun.
Recommended