RTV Ora - "Jepni dorëheqjen!" Replika mes Lleshajt e Ralf Gjonit

  • 5 years ago
#rtvora
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka pranuar se ngjarja e Rinasit e ka cënuar sigurinë kombëtare, por sipas tij tani janë marrë të gjitha masat për ta vendosur aeroportin në parametarta e sigurisë së kërkuar. Kërkesës së opozitës për dorëheqjen e tij nga posti i Ministrit, Sandër Lleshaj ju përgjigj se ky vendim do të merret kur ai ta gjykojë të drejtë.

Tirane- Partia Socialiste në seancën plenare u tregua diskrete për çështjen e sigurisë së aeroportit ndërkombëtar ?Nënë Tereza? pas vjedhjes së 10 milionë eurove.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ishte i vetmi nga mazhoranca që e pranoi se është cënuar siguria kombëtare në Rinas, por çështja sipas tij është marrë nën kontroll nga autoritetet shqiptare.

Sander Lleshaj: "Është një ngjarje e rëndë, një precedent i rëndë i ndodhur kur ne kemi transferuar sovranitet në duart të një Koncesionari privat, të cilin në qoftë se t?i hynit historisë së tij mund të shihni të gjithë duart që kanë kontribuar në të dhe besoj që do të gjeni edhe shumë duar dhe emra të njohur që kanë kontribuar në këtë situatë. U tha nga shumëkush që është cënuar siguria kombëtare. Sigurisht që edhe mund ta pranojmë këtë gjë, është një cënim i sigurisë kombëtare, jo rrëzim i sigurisë kombëtare. Këtë nuk e pranoj kurrsesi, sepse është absurde të pranoj që ka rënë siguria kombëtare e vendit, sepse ka ndodhur një incident në aeroport. Kjo nuk është e vërtetë nuk mund të pranohet kështu. Por megjithatë në vlerësimin maksimal që i është bërë ngjarjes, qeveria ka marrë masa të shpejta, të forta si rrallë herë për ta marrë nën kontroll për të përjashtuar edhe teorikisht çdo mundësi që ky aset i rëndësishëm i sigurisë së vendit të mund të cënohet. Dje janë marrë masa për marrjen e kontrollit të perimetrit të jashtëm të Aeroportit nga një strukturë e Forcave të Armatosura.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/jepni-doreheqjen-replika-mes-lleshajt-e-ralf-gjonit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended