RTV Ora - Shkodër, Këshilli bashkiak konstituohet mes protestave Turp! Turp!
  • 5 years ago
#rtvora

Këshilli i ri bashkiak i Shkodrës bëri betimin paraditen e sotme (16 gusht) nën shoqërinë e protestës së opozitës dhe nën masa të rrepta sigurie. Nuk munguan as momente për të çarë rrethimin e policisë. Pas verifikimit të mandateve rezultoi vetëm një kandidaturë për kreun e këshillit bashkiak, Briselda Kadia. Propozimi erdhi pas mbledhjes së zhvilluar mbrëmjen e djeshme në selinë e PS-së në Shkodër. Anëtarët kanë kërkuar që të ketë dhe kandidatura alternativa por mësohet se ka qenë Senida Mesi që ka kërkuar votimin e Kadisë si emër i propozuar nga kreu i qeverisë, Edi Rama. U zgjodhën edhe 3 nënkryetar e keshillit bashkiak Terez Brixha, Arvit Tosja, Suada Selimi.

Si pasojë e dorëheqjes së Valdrin Pjetrit u vendos të njoftohej KQZ për pavlefshmërinë. Eshtë KQZ që do të vendosë më tej.

Dalja nga biblioteka e Universitetit "Luigj Gurakuqi" ku u bë dhe konstituimi i Këshillit solli dhe përplasje të forta. Nuk munguan shishet me ujë e sende të hedhura as shishet me ujë apo sende të tjera të hedhura drejt përfaqësuesve të PS-së. Pati dhe perleshje me policine. Ndersa socialistët iu drejtuan prefekturës demokratët iu drejtuan Bashkisë. Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi i quajti votimet e 30 qershorit farsë.

Do të jetë KQZ dhe presidenca që do i japin zgjidhje.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sot-konstituimi-i-keshillit-bashkiak-shkoder-pd-provokim-nuk-e-pranojme

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended