RTV Ora - Rruga e Thethit “mollë sherri” mes qeverisë dhe bashkisë Shkodër
  • 5 years ago
#rtvora

Ndërtimi i rrugës së Thethit ka përplasur qeverinë me Bashkinë e Shkodrës. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka ndërprerë punimet pasi Bashkia Shkodër nuk ka dhënë leje për kryerjen e tyre. Por nga ana tjetër Bashkia e Shkodrës e kundërshton një fakt të tillë ndërsa kërkon transparencë për projektin.

Bashkia Shkodër dhe qeveria nuk kanë gjetur gjuhën e mirëkuptimit për ndërtimin e Rrugës së Thethit. Më 11 mars 2019 është hapur zyrtarisht procedura e tenderimit për ndërtimin e rrugës Qafë Thore ? Theth.

Një javë më parë, filloi dhe zbatimi i projektit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, por një mosmarrëveshje me bashkinë Shkodër që nuk ka dhëne lejen për nisjen e punimeve ka bërë që puna të ndërpritet.

Prej 3 tetorit 2018 që kemi dërguar shkresën, bashkia nuk na ka kthyer përgjigje, thotë fondi shqiptar. Por bashkia Shkodër i hedh poshtë pretendimet e fondit me një sqarim ku thotë se i ka dërguar subjektit në fjalë kopjet e firmosura të kontratës në datën 19 korrik 2019 duke u shprehur e gatshme për bashkëpunim.

Një projekt si rruga e Thethit, jetik jo vetëm për zonën atje, por edhe gjithë Bashkinë e Shkodrës, nuk duhet të përdoret për qëllime politike. I kërkojmë Fondit Shqiptar të Zhvillimit të bëjë publike për qytetarët:

1- Kontratën e lidhur tashmë me firmën kontraktuese për rikonstruksionin e rrugës

2- Projektin teknik, pjesë të kësaj kontrate të lidhur tashmë?, thotë bashkia e Shkodrës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rruga-e-thethit-molle-sherri-qeveria-dhe-bashkia-shkoder-perplasen-zbatimin-e-projektit

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended