RTV Ora – Shkodër: Përplasje mes përfaqësuesve të PD-së dhe policisë në KZAZ nr 2
  • 5 years ago
#rtvora
Shënohet përplasja e parë mes policisë së shtetit dhe opozitës, pikërisht mbi dekretin e presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në KZAZ-në nr 2 në Shkoder, përfaqesuesit e bashkisë dhe Partisë Demokratike u konfrontuan me policinë, duke mos lejuar hapjen e kësaj KZAZ-je, siç kishin kërkuar përfaqësuesit socialist.

Në momentin që policia ishte rreshtuar krah anëtarëve të KZAZ-vë, përfaqësues të mazhorancës, menjeherë ndërhyn ish deputeti Bardh Spahia, kryetari i forumit rinor demokrat Arvit Bushati dhe policia bashkiake.

Ndërsa opozita e quante shkelje të ligjit këtë veprim të policisë pasi mbi palët ka një dekret të presidentit, nga ana e tyre uniformat blu bënin thirrje për lirimin e portës kryesore që KZAZ-ja të niste punën.

Nuk munguan edhe përplasjet e forta me policinë, ndërsa anëtarët e KZAZ-së nr 2 u larguan, duke bërë që këto mjedise të mbeten nën ruajtjen e policisë së shtetit, e përkrah tyre edhe ajo bashkiake. Më herët bashkia Shkoder në orët e para të mëngjesit i dërgoi një shkrese policisë së qarkut Shkoder duke i kërkuar ndihmë për lirimin e KZAZ-së, por nga ana e kësaj të fundit nuk ka patur asnjë përgjigje. Ende mbetet i paqartë ky pozicionim i policisë, që pas KQZ-së edhe kjo e fundit vihet në shërbim të mazhorancës, duke mos njohur dekretin e kreut të shtetit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shkoder-bashkia-i-kerkon-ndihme-policise-te-liruar-ambientet-ku-ndodhen-kzaz
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended