RTV Ora – Rruga e “Syrit të Kaltër” me gropa dhe pluhur
  • 5 years ago
#rtvora
Rruga vetëm 4 km që të çon në burimet e Syrit të Kaltër është në gjendje të mjerueshme.

Ajo ka mbetur e tillë prej vitesh, edhe pse interesi për të vizituar një nga 18 burimet e Malit të Gjerë shtohen vit pas viti.

Sapo kalon tabelen që të orienton drejt Syrit të Kaltër rruga nis e pa asfaltuar, për t'u ndalur më pas në urën e cila është një kalimshme dhe krijon radhë të gjata automjetesh.

Bukuritë e Ujit të kristaltë dhe bimësisë së dendur, zbehen thonë turistët pasi ke kaluar nga pluhuri për të mbërritur në destinacion.

"Është e nevojshme të bëhet rruga këtu"

Si të mos mjaftonin gropat që shoqërojnë të gjithë segmentin rrugorë, për të hyrë në burim fillimisht duhet të kalosh këtë rrugë të ngushtë me baltë.

Një infrastrukturë e tillë rrugore që e bën udhëtimin e vështirë, dëmton automjetet dhe krijon radhë të gjata autobusësh , mund të bëj që turistët të mendojnë dy herë nëse do të rikthehehen në Syrin e Kaltër.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rruga-e-syrit-te-kalter-me-gropa-dhe-pluhur
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended