RTV Ora - Eno Bozdo tregon çastin kur mund të hapet rruga e dialogut mes qeverisë dhe opozitës
  • 5 years ago
#rtvora

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora tha se nëse kushtet e PD dhe opozitës nuk plotësohen është e kotë që palët të ulen në tryezë në çfarë do lloj niveli.

Sipas Bozdos e vetmja mënyrë që palëve t'u hapet një çast për të dialoguar është rasti nëse bëhen zgjedhje të parakoshme, të lira dhe të ndershme.

Gazetari: Ka përpjekje për dialog? Ka linja kontakti mes mazhorancës dhe opozitës? Do të pranohet një mundësi ndërmjetësimi ndoshta, duke qenë se vetë aktorët politikë treguan se nuk mund ta zgjidhin.

Eno Bozdo: Ne i kemi parashtruar kërkesat tona në formën e kushteve, të cilat duhen plotësuar. Pa plotësimin e të cilave është e kotë që palët të ulen në tryezë në çfarë do lloj niveli. Nëse nuk biem dakord, atëherë a biem të gjithë dakord dhe kjo është pyetja që Edi Rama edhe me pretekstin e zgjedhjeve vendore i ka shpëtuar gjithmon. A është dakord Edi Rama për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për zgjedhje të parakohshme? Duke parë se çfarë ka prodhuar mazhoranca e tij, kush ka qenë problematika, përgjimet e BILD në Dibër, kush ka qenë problematika në vitin 2017. A është dakord ai për zgjedhje paraprake, të lira dhe të ndershme?

Nëse po, ndoshta këtu hapet një çast për të dialoguar. Por gjithsesi PD nuk heq dorë as nga qeveria e tranzicionit dhe as nga fakti që Rama nuk mund të jetë atje dhe të mbikqyrë këtë qeveri që do të pregatisë zgjedhjet. Në terma politikë asgjë nuk ka ndyshuar që prej aksionit të 16 shkurtit. Çfarë ndodhi me procesin e votimit në 30 qershor vërtetoi edhe një herë që kjo mazhorancë edhe kur nuk ka kundërshtarë politikë, edhe kur vetë i organizon zgjedhjet, edhe kur garon e vetme arrin të manipulojë rezultatin në mënyrë të frikshme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/eno-bozdo-tregon-castin-kur-mund-te-hapet-rruga-e-dialogut-mes-qeverise-dhe-opozites

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended