RTV Ora - Rama i mbyll derën e dialogut opozitës: Noc Rrokun do marrësh Lul, ndaje me Monikën
  • 5 years ago
#rtvora
Edi Rama është i bindur që situata politike nuk do të zgjidhet më zgjedhje parlamentare të parakoshme pasi socialistët nuk janë gati të ndajnë pushtetin në tavolinë. Kryeministri nga Librazhdi shprehu bindjes se në zgjedhjet e 30 Qershorit, socialistët do të fitojnë edhe bastionet e së djathtës.

Kryeministri, Edi Rama, i ka mbyllur dyert opozitës për dialog. Duke folur nga Librazhdi në turin e radhës për zgjedhjet e 30 qershorit, shefi i qeverisë i tha kundërshtarit të tij politik Basha se do të marrë Noc Rrokun.

Rama: Noc Rrokun do të marrësh Lul, jo pushtetin. Se kush do marrë Nocin dhe Rrokun ta ndajnë me Monikën. Por Noc Rrokun. Kështu nuk shkon dhe historia hajde të shohim, hajde ta zgjidhim nuk ka.Nuk ka më me gjysma-gjysma. Nuk ka më asnjë lloj tryeze për të negociuar mandatin që na keni dhënë ju. Nuk na keni dhënë mandat për ti dhënë pushtet Lulit.

Rama tha se ata përpiqen që humbjen e tyre ta shohin si fajin e mazhorancës.

Rama: Më e bukura është kur mendojnë se kanë gjetur rrugën për ta bindur këtë popull për ta bërë për budalla që kush je ti.

E teksa opozita akuzon mazhorancën për shitblerje të votës, Rama tha se socialistët i kanë mundur demokratët edhe kur kishin Saliun dhe shtetin.

Rama: Ne i kemi mundur ata kur kishin Saliun dhe kishin dhe shtetin. Ka demokrat me mend në kokë që të thotë se ishte më kollaj të mundje Saliun me gjithë shtetin sesa të mundësh Lulin me gjithë fallxhoren që e mban në krah. I kemi mundur me herë të tëra dhe nuk mundkemi dot Lulin?Lulin? Nëse nuk e mundim dot, ose se kemi mundur dot deri më sot në Tropojë kjo jo se është më i fortë se Saliu me gjithë shtetin por ne nuk kemi qenë akoma më të mirë se çjemi atje për të arritur fitoren.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-i-mbyll-deren-e-dialogut-opozites-noc-rrokun-do-marresh-lul-ndaje-me-moniken

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended