PD tregon vendimin: I hapet rruga kullës së katërt në sheshin "Skenderbej", 85 metra e lartë
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Partia Demokratike denoncon kryetarin e bashkisë së Tiranës se ka hapur rrugën për ngritjen e një kulle të re 25 katëshe në qendër të Tiranës, aty ku dikur ishte hotel Vjosa.

?Bashkia e Tiranës e spastroi zonën nga ndërtesat historike, kur e gjithë vemendja e publikut ishte përqendruar tek një shkatërrim tjetër, ai i Teatrit Kombëtar.

Gjithçka është vënë në dispozicion të kullës së re 25 katëshe, e projektuar nga arkitekti klient i Edi Ramës, Uini Mas, i cili ka deklaruar publikisht se punon me 3 njerëz në Shqipëri: Edi Ramën, Erion Veliajn dhe Vangjush Dakon? denoncoi sot në mesditë ish deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ndërsa publikoi dhe vendimin që I hap rrugën ndërtimit. Me firmën e tij dhe me atë të kryebetonierit të Tiranës Erion Veliaj, kulla 25 katëshe, 85 metra e lartë, është më e reja që do të rrethojë përfundimisht sheshin Skënderbej" denoncoi Enkelejd Alibeaj mesditën e sotme në një prononcim nga vendi ku pritet të ngrihet kulla.

Kjo është kulla e katërt në ndërtim në anë të Sheshit Skënderbej dhe për PD nuk ka asnjë dyshim se është pastrim parash të krimit ose korrupsionit.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/pd-tregon-vendimin-i-hapet-rruga-kulles-se-katert-ne-sheshin-skenderbej-85-metra-e-lart

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended