Provat filmike ne gjyqin e Nehat Kulles - (19 Tetor 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Sot në seancën gjyqësore ndaj Nehat Kullës dhe Ismet Ramadanit, në sallën e Gjykatës së Faktit, ka filluar transmetimi i provave filmike. Prokurori Bujar Hoxha, nëpërmjet një kasete të sekuestruar gjatë kontrollit të banesës së Kullës, ka argumentuar, në lidhje me akuzën rrëmbim personi. Në pamjet filmike paraqitej shtetasi Gëzim Ziri, i rrahur dhe duke qarë, si dhe i pandehuri Kulla. Pamjet filmike, ishin pa zë dhe prokurori Hoxha, ka lexuar dialogun sipas dëshmive të dhëna në hetuesi.

Vetë Gëzim Ziri, personi për të cilin Kulla akuzohet se e ka rrëmbyer në vitin ?97 dhe e ka keqtrajtuar, ka dëshmuar në seancat e mëparshme, se Kulla nuk e ka rrëmbyer, por e ka strehuar një natë dhe e ka ndihmuar të zgjidhë një mosmarrëveshje me disa djem të rinj./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended