Konstituohet Këshilli Bashkiak në Cërrik, Basha: Këtu s'ka kryetar!
  • 5 years ago
Në bashkinë e Cërrikut është konstituuar Këshilli Bashkiak. Ky këshill është i përbarë nga 21 anëtar. Në krye të Këshillit është zgjedhur Arben Ruci. Ai është zgjedhur me 16 vota, dy vota kanë qenë të pavlefshme ndërsa tre votues nuk kanë marrë pjesë në votim.

Ndërkohë nga kjo bashki ka qenë edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha i cili ka deklaruar se në Cërrik nuk ka kryetar bashkie. Sipas pretendimeve të Bashës kryetari i bashkisë së Cërrikut do të vijë kandidati i PD ku të ketë zgjedhje të rregullta.

Basha ka vijuar që të theksojë se kërkon zgjedhje lokale dhe të përgjithshme në të njëjtën ditë.

"S'ka kryetar bashkie këtu, Kryetari i Bashkisë këtu do të jetë kandidati i PD, në zgjedhjet të lira të ndershme, Zgjedhje të parakohshme e vendore në të njëjtën ditë. E sotmja është farsë. Dita do vijë shumë shpejtë që ata që harxhojnë para për këtë farsë do të përgjigjen ligjërisht dhe penalisht ndërsa ideatorët e kësaj i presin prangat." ka thënë Basha.
Recommended