RTV Ora - Rikthehet i nxehti afrikan, temperatura përvëluese deri në mes të gushtit

  • 5 years ago
#rtvora
I nxehti afrikan pritet të prekë Shqipërinë gjatë fundjavës.Meteorologia, Adjola Bani, sqaron se temperaturat përvëluese do të vijojnë deri në mes të muajit gusht, ndërsa pjesa e dytë e muajit gusht pritet të jetë më e freskët, duke mos u përjashtuar edhe rrebeshet e shiut.

Rikthehet i nxehti përvëlues në fundjavë.Metorologia, Adjola Bani, sqaron se temperaturat do të arrijnë deri në 38 gradë dhe parashikohet që të jetë i nxehti afrikan i fundit për këtë verë.

Sinoptikanët bëjnë me dije se temperaturat e larta do të vijojnë deri në mes të muajit gusht.

Adjola Bani: I nxehti afrikan, që do të jetë i fundit edhe për këtë verë, pritet të nisë nga kjo fundjavë deri në mesin e muajit gusht dhe më pas do të kemi një shkëputje me dy-tre ditë, do të kemi rënie të temperaturave dhe më pas pjesa tjetër e gushtit që do të mbyllet me temperatura tipike. Do të kemi 7 apo 8 ditë me tempertatura relativisht të larta, me temperatura 33 gradë Celsius në zonat malore dhe në zonat e ulëta dhe bregdetare 37-38 gradë Celsius.

Ndërkohë për të gjithë ata qytetarë që marrin pushime në pjesën e dytë të gushtit, parashikimet nuk janë pozitive.

Sinoptikanët parashikojnë ulje temperatuarash, ndërsa nuk përjashtojnë edhe rrebeshet e shiut.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rikthehet-i-nxehti-afrikan-temperatura-perveluese-deri-ne-mes-te-gushtit

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended