RTV Ora - Rikthehet kanabisi në Lazarat, 5 në pranga, mes tyre 2 gra

  • 5 years ago
#rtvora

5 vjet pas aksionit të madh antikanabis të Policisë së Shtetit, në Lazarat të Gjirokastrës rikthehen tentativat për të kultivuar bimë narkotike.

5 persona, mes të cilëve dy gra janë arrestuar për kultivim droge.

Në pranga sipas policisë ranë shtetasi Bejko Aliko, Serjan Aliko, Memo Kasma, Brikela dhe Hateme Nuri.

Të arrestuarit, banues të fshatit dhe një nga Saranda sipas policisë po kultivonin nga 10 deri në 15 rrënjë bimë narkotike në oborret e banesave.

Policia kishte marrë informacion se në fshat kishte rinisur kultivimi i bimëve narkotike, ndaj kanë organizuar operacionin e koduar 'Sopoti'.

Policia nuk jep shumë detaje, por mësohet se gjatë ndërhyrjes janë ushtruar kontrolle në shumë banesa të tjera, veç atyre ku u konstatua bimë narkotike.

Rreth 65 tonë kanabis sativa, disa kilogramë heroinë, dhe armë të kalibrave të ndryshëm u sekuestruan gjatë aksionit dy javor ku u arrestuan disa dhjetëra persona të dyshuar dhe u kontrolluan mbi 803 banesa e ambiente të tjera.

Në vitin 2014 policia deklaroi shfarosjen e parcelave me kanabis në Lazarat pas një aksioni disa javor ku u arrestuan 45 persona.

Statistikat zyrtare treguan se dy vjet më pas në 2016, kanabisi u kultivua në gjithë vendin ndërkohë që si pasojë e sasive të lëndës së prodhuar, viti 2018 u vlerësua me sasinë me të madhe të drogës së kapur në Itali me origjinë nga Shqipëria që nga viti 1985.

Sipas një raporti të fundit të antimafias italiane, Shqipëria mbetet kanali kryesor i transportit të marijuanës përmes detit Adriatik drejt Italisë. I njëjti burim vlerëson se shqiptarët e arrestuar për trafik lëndësh narkotike përbëjnë përqindjen më të lartë të numrit të përgjithshëm të trafikantëve të drogës të burgosur në Itali.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/policia-zbarkon-ne-lazarat-5-te-arrestuar-kultivim-kanabis

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended