RTV Ora - Regjistrohen 34 parti për zgjedhjet, mes tyre Topi, Ngjela, Kokëdhima dhe Patozi

  • 5 years ago
#rtvora
Në zgjedhjet vendore të 30 qershorit do të marrin pjesë 34 parti politike. Në KQZ ka dorëzuar kërkesën dhe partia Bindja Demokratike e kryesuar nga astrit patozit, por për shkak të mungesës së vendimit të regjistrimit në gjykatë, për këtë forcë është lënë dhe nëj afat 5 ditor për paraqitjen e dokumenteve.

34 parti politike kanë konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Këtë të martë, KQZ ka votuar pro për 9 forca politike mes tyre ato të drejtuara nga Bamir Topi, Spartak Ngjela dhe Koço Kokëdhima.

Në momentet e fundit të afateve ligjore, dokumentet janë dorëzuar dhe nga Bindja Demokratike, e cila koordinator do të ketë ish-deputetin e PD-së, Astrit Patozi.

Por dosja e partisë më të re është ende e paplotë, pasi nuk është konfirmuar në gjykatë.

Të dhënat, sigla, statuti dhe anëtarët e kryesisë janë dorëzuar po këtë të martë në Gjykatën e Tiranës.

Megjithatë në bazë të procedurave, KQZ i ka dhënë të drejtën për të paraqitur të gjithë dokumentet brenda 5 ditëve.

Më pas vendimi për regjistrimin apo refuzimin si pjesëmarrëse në zgjedhjet vendore do të diskutohet në KQZ.

Një tjetër debat në KQZ ishte dhe për regjistrimin e Libra ku si përfaqësues ishte vendosur emri i Ben Blushit. Kryetari i kësaj partie Endri Tafani u shpreh i habitur për futjen e partisë që drejton në zgjedhje, pasi ai nuk kishte firmosur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/regjistrohen-34-parti-zgjedhjet-mes-tyre-topi-ngjela-kokedhima-dhe-patozi

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended