RTV Ora- Balla paralajmëron Bashën: Zgjedhjet në 30 qershor, se luan topi. Prano ofertën!
  • 5 years ago
#tvora #taulantballa

Mazhoranca mbetet e vendosur për të shkuar në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, edhe pa opozitën.

Deklarata vjen nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora.

Balla: Zgjedhjet vendore nuk e luan as topi që do të jenë në 30 qershor hyn apo nuk hyn opozita.

Për Ballën, opozita duhet të pranojë ofertën e kryeministrit Edi Rama pasi nuk ka zgjidhje tjetër.

Balla: Ofertë më të pakundërshtueshme për këtë nuk mund të ketë për asnjë opozitë në asnjë vend. Asnjë opozitë nuk merr një ofertë kaq të mirë nga mazhoranca ku i thuhet nga 61 bashki merr 31 dhe nëse i fiton këto 31 jemi të gatshëm që në shtator të shkojmë në zgjedhje të parakohshme.

Nëse e gjithë kjo u duk si tallje cinike e Kryeministrit, Balla ka këtë koment:

Balla: Pse ju nuk keni besim që kjo opozitë mund të fitojë ndonjë bashki në vend?

Beti Njuma: Dyshoj se Kryeministri mund ti japë kaq kollaj me koncesion zgjedhjet e parakohshme.

Balla: Nëse ju mendoni që është kollaj, Lulzim Basha ta pranojë ofertën, të heqë dorë nga historia hyj nuk hyj në zgjedhjet vendore, tu tregojë shqiptarëve se partia e tij mund të fitojë zgjedhjet sepse gjithë kjo histori që jemi sot është se Lulzim Basha nuk do zgjedhje, nuk do të hyjë në zgjedhje, do pushtet në tavolinë. Pushtet në tavolinë Lulzim nuk ka.

Ky nuk është pazar, është shprehje kuptimplotë që ti zotëri thua se kam shumicën në popull dhe kërkoj qeveri teknike për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Atëherë ne themi bujrum, merr pjesë në zgjedhjet vendore, konfirmo që kemi mbështetjen në popull dhe hajde të bëjmë gati zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme.Në Shqipëri ka ikur koha kur në kurrizin e Kushtetutës dhe demokracisë mund të bëhen pazare.

Deputeti socialist ndau konsiderata pozitive për kolegët e rinj opozitarë të hyrë në Kuvend.

Balla: Jemi në fluks të rëndësishëm pune parlamentare. Kontsatoj me pozitivitet sjelljen e deputetëve të rinj të opozitës në Kuvend. Në Kmisionin e Integrimit kemi pasur një diskutim shumë pozitiv me kolegen Hajdari dhe kolegët e tjerë të opozitës.

Por a është e mundur të zëvendësojnë opozitën e vjetër që ka dalë në rrugë?

Balla: Për atë lloj opozitë që përfaqësonte Lulzim Basha. Ua kam thënë në Kuvend të enjten, ju jeni kundërshtarët tanë.Nuk janë një shtojcë e mazhorancës në atë sallë. Janë kundërshtarët tanë dhe duhet të marrin rolet që u takojnë në Kuvend.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/balla-paralajmeron-bashen-zgjedhjet-ne-30-qershor-se-luan-topi-prano-oferten
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended