Rama paralajmëron Bashën se pakti i 5 Qershorit mund të prishet: Mos kujto se jam budalla apo peng
  • 4 years ago
Kryetari i PS-së Edi Rama paralajmëroi Lulzim Bashën se pakti i 5 qershorit mund të prishet nëse vijon me kërcënimet dhe shantazhet. "Nëse Basha bën sikur marrëveshja nuk ekziston dhe turret për të mbushur dynjanë me dokrra dhe për të mbushur Shqipërinë me llafe të ulëta ndaj parlamentit dhe shumicës cdo gjë mund të ndodhë, se ne atë marrëveshje e bëmë për të kënaqur ata, por nëse ata thonë nuk ekziston, cdo gjë mund të ndodhë, prandaj duhet të jemi seriozë deri në fund dhe të nxjerrin mësimet nga historia e afërt. Unë dhe PS-ja nuk merremi peng nga askush në globin që rrotullohet dhe nuk shantazhohemi dhe nuk i nënshtrohemi asnjë ultimatumi. Për budalla dhe peng harrojeni, kjo nuk ndodh. E them këtë me dashamirësi për Bashën dhe ata që po të më kishin dëgjuar mua nuk do iknin nga parlamenti dhe sot do të ishin në të tjera kushte".
Recommended