RTV Ora - Kokëdhima: Të krijohet qeveri teknike deri në zgjedhjet e parakoshme
  • 5 years ago
#rtvora
Kreu i Partisë Zgjidhja sheh si zgjidhje të krizës politike krijimin e një qeverie teknike deri në zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.Në një tryezë me përfaqësues të shoqërisë civile dhe parti politike Koço Kokëdhima deklaroi se tensionet politike që kanë përfshirë vendin vijnë nga legjislacioni i cili nuk është i qartë dhe efektiv

Tensionet politike që kanë përfshirë Shqipërinë mund të zgjidhen vetëm me anë të krijimit të një qeverie teknike.

Në një tryezë me ekspertë, përfaqësues politikë dhe shoqërinë civile, Partia ?Zgjidhja? prezantoi Platformën e lirisë, e cila synon zgjidhjen përfundimtare të krizës politike.

Koço Kokëdhima: "Kjo platformë lirie kërkon krijimin e një qeverie teknike me bazë të gjerë me kohëzgjatje deri në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme dhe me mandat. Të përfundojë implementimi i reformës në Drejtësi, të implementojë reformën legjislative dhe reformën zgjedhore për demokratizimin e sistemit, të përmbyllë detyrat dhe marrëveshjen e negociatave të pranimit në Bashkimin Evropian."

Sipas Kokëdhimës të gjitha krizat në vend kanë ardhur si pasojë e problemeve të mëdha që ka legjislacioni.

Koço Kokëdhima: "Kjo krizë shumëdimensionale buron nga problemet e mëdha që ka legjislacioni ynë nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2018, nga cënimi i rëndë i sovraniteti të popullit, shkatërrimi i integritetit të zgjedhjeve."

Pakti Kombëtar Platforma e Lirisë nënkupton dakordësi kombëtare midis aktorëve politikë për të çuar vendin drejt integrimit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kokedhima-te-krijohet-qeveri-teknike-deri-ne-zgjedhjet-e-parakoshme
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended