Ora News - Beqaj përjashton ndryshimet në qeveri: Zgjedhjet lokale, çështje e Presidentit

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Ilir Beqaj, i besuari i Edi Ramës në bastionin e demokratëve, ka zhvilluar takimin e parë si drejtues politik me strukturat e mbetura socialiste të Shkodres. Në një komunikim me mediat, Beqaj tregon se pse kryeministri Rama ka menduar që ai është njeriu i duhur për të sheshuar të gjithë pakënaqësitë brenda socialistëve shkodranë.

Beqaj: Do të duhet të punoj më shumë me deputetët dhe socialistët e kahershëm dhe të rinj të PS-së së Shkodrës. Me kryetarin e partisë dhe kryeministrin kam një marrëdhënie që diskutoj sy më sy dhe më zgjat shumë pak kohë marrja e vendimit.

Beqaj nuk e fajëson drejtpërdrejt Ditmir Bushatin për gjendjen e PS në Shkodër, por kërkon të shmangë arsyen e vërtetë se pse kolegu i tij socialist nuk ndodhet në këtë takim.

Beqaj: Zioti Bushati është deputet dhe këtë nuk e vendosim ne është apo nuk është, por aktualkisht nuk ndodhet as në Tiranë dhe as në Shkodër.

Kryeministri, pak ditë më parë, deklaroi se askush nga deputetët nuk e ka vendin e sigurt në listë, ndërsa Beqaj mendon ndryshe nga kryetari i tij.

Beqaj: Bërthamën e parë kryesore të përzgjedhjes së kandidatëve e kemi nga deputetët ekzistues.

Socialistët janë të vetëdijshëm që ministrat shkarkohen dhe vendosen nga Rama, por nëse është momenti që mazhoranca të bëjë ndryshime në kabinetin qeveritar, Beqaj bën analizën e tij pragmatiste.

Beqaj: Ndryshime 7 muaj e gjysmë para zgjedhjeve nuk janë të lehta të bëhen se vetëvetiu krijojnë një lloj boshllëku edhe brenda dikastereve kur ndërrohen ministrat por ne kemi pasur rastin para katër vitesh ku i ndryshuam ministrata 3 muaj para zgjedhjeve.

Bashkia Shkodër ka mbetur kalaja e fundit e demokratëve, por Beqaj mendon se për këtë zgjidhja është tek Ilir Meta.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/beqaj-perjashton-ndryshimet-ne-qeveri-bushati-ka-14-muaj-qe-ka-lene-ps-shkoder-nuk-eshte-as-ne-tirane/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended