RTV Ora - "Refuzimi i Gjuriçit për të hyrë në Kosovë, dakordësi mes Thaçit dhe Vuçiçit"
  • 5 years ago
#rtvora
Për analistin Nexhmedin Spahiu, refuzimi i hyrjes në Kosovë të Marko Gjuriç është një lojë dhe një dakordësi mes Presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb Aleksandër Vuçiç.

Në një lidhje me skype për RTV Ora, Saphiu tha se nuk ka arsye përse Kosova t'i ndalonte futjen Gjuriçit.

Nexhmedin Spahiu: Nuk e di arsyen pse autoritetet e Kosovës kanë ndaluar vizitën e tij, sepse ata herë pas here bëjnë këso lojërash, ndalojnë pastaj japin leje. Edhe autoritetet e Serbisë e bëjnë po të njëjtën gjë me kosovarët. Kur Begjet Pacolli do të duhej ta vizitonte Novi Pazarin, i ftuar nga Këshilli Kombëtar i Sanxhakut, ai nuk u lejua të merrte pjesë atij. Nuk mendoj se ardhja e Gjuriçit do të ndryshonte ndonjë gjë apo do të bënte ndonjë kërcënim. Është thjesht një demonstrim i sovranitetit.

Pyetje: Synon Beogradi të krijojë një tension fiktiv atje?

Nexhmedin Spahiu: Jo, disa herë para se Gjuriçit të arrestohej, ai ka ardhur me leje të autoriteteve të Kosovës. Por mendoj se ky refuzim ka të bëjë me kërcënimin që Beogradi i bën serbëve të Kosovës, që të dalin në zgjedhje, sepse jeni në rrezik nga shqiptarët. As Gjuriçin nuk e lejuan që ai të vinte në Kosovë. Unë mendoj se refuzimi nga ana e Kosovës, për shkak se nuk ka pasur ndonjë arsye që Kosova ta refuzonte Gjuriçin në këtë rast, mund të ketë qenë një dakordësi mes Presidentit Thaçi dhe Presidentit Vuçiç, për të bërë këtë lojën e zgjedhjeve në veri të Kosovës.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/refuzimi-i-gjuricit-te-hyre-ne-kosove-dakordesi-mes-thacit-dhe-vucicit
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended