Top News - Kërkesat për pasaporta/ 59 mijë aplikime në vetëm 45 ditë

  • 4 years ago
Muajt e izolimit kufizuan shumë qytetarë, të cilët nuk arritën të aplikojnë për të siguruar dokumentet biometrike, si karta, apo pasaporta. Vendimi për shtyrjen e vlefshmërisë së tyre, nuk ka penguar fluksin e shumë qytetarëve që janë drejtuar për në zyrat e aplikimit.
Mesatarisht regjistrohen rreth 1300 aplikime në vetëm 1 ditë, ndërsa shumë prej tyre bëhen online, aty ku edhe caktohet data për aplimim. Rreth 59 mijë aplikime janë regjistruar në 1 muaj e gjysëm.
Kjo shifër rekord tregon kërkesat në rritje të qytetarëve shqiptarë që duan të pajisen me dokumentet e rëndësishme edhe pse shumë prej tyre për shkak të masave anticovid kanë zgjedhur të aplikojnë fillimisht online, e më pas të paraqiten në zyrat e njësive bashkiake.
Nga data 11 maj, përmes shërbimit të dedikuar online në e-albania ?Aplikim i formularit për lëshim ose rinovim të pasaportës?, qytetarët mund ta bëjnë online edhe plotësimin e formularit të aplikimit për pasaportë edhe rezervimin e takimit në zyrat e aplikimit, duke lehtësuar jetën e tyre dhe reduktuar burokracitë për marrjen e shërbimeve publike.
Kësisoj, i duhet të paraqiten vetëm 1 herë në zyrat e aplikimit, duke eliminuar 2 procese njëherësh: Plotësimin e formularit dhe rezervimin e takimit, që tanimë prej 1 muaji e gjysmë kryhen vetëm online.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Pasaportat#Aplikimet#TopChannel

Recommended