RTV Ora - Veliaj: Kreditë e buta do vazhdojnë! 30 qershori ditë feste

  • 5 years ago
#rtvora
Kandidati për një mandat të dytë në krye të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj garantoi qytetarët se 30 qershori do të jetë një ditë feste.

Veliaj: Së pari ju garantoi se në Tiranë nuk do kemi asnjë problem. Për ne do të jetë një ditë feste, ku me fëmijët për dore do vendosim se kush punon për fëmijët, kush punon për të ardhmen dhe kush do na mbajë peng te e kaluara. Nuk dua të bëj fare muhabet fushate, sepse unë besoj që në Tiranë fokus tek fëmijët ka qenë fushata më e mirë që kemi bërë këto 4 vite.

Gjatë takimit me familjet e reja në Tiranë, Veliaj theksoi se protesta e fundit e opozitës tregoi më së miri sesa u dhimbsen drejtuesve të opozitës fëmijët shqiptarë.

Veliaj: E keni vënë re, kur protestat janë të dhunshme vënë kalamajtë e shqiptarëve. Kur protestat janë paqësore marrin kalamajtë e tyre. Vetëm kjo ide, ky shpjegim ju tregon se kalamajtë tanë janë mish për top.

Veliaj bëri të ditur se projekti për kreditë e buta për çiftet dhe familjet e reja do të vijojë edhe në mandatin e dytë.

Veliaj: Kredia e butë ku bashkia paguan interesin dhe cdo familje paguan vetëm këstin e principalit dhe në vend që cdo muaj të paguajë qira, praktikisht çdo muaj blen 1 metër katror të shtëpisë që do ketë gjithë jetën.

Drekën e të dielës, Veliaj e kaloi në shtëpinë e një prej çifteve që kanë përfituar kredi të butë nga bashkia e kryeqytetit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/veliaj-kredite-e-buta-do-vazhdojne-30-qershori-dite-feste
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended