RTV Ora - Xhamia e Namazgjasë përfundon brenda vitit, Veliaj: Nesër parkimet falas
  • 5 years ago
#rtvora
Edhe këtë vit, besimtarët myslimanë do ta falin Bajramin në Sheshin "Skënderbej" pasi punimet në xhaminë e Namazgjasë përfundojnë brenda këtij viti.

Lajmin e dha kryetari i KMSH, Bujar Spahiu gjatë inspektimit të punimeve të xhamisë me kryebashkiakun Veliaj.

Spahiu: Uroj dhe shpresoj që ky Bajram, kjo festë, të sjellë mirësi, begati dhe paqe në vendin tonë, dhe të mobilizohemi që të shkojmë në nevojë të njerëzve.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se të martën me rastin e Fiter Bajramit, besimtarët myslimanë do të kenë parkime falas në parkingjet publike, ndërsa Veliaj nuk do të bëjë fushatë elektorale.

Veliaj: Parkingu te sheshi ?Skënderbej? dhe parkingu te Bulevardi i Ri do të jetë falas. Por, duke parë që moti nuk është premtues dhe nëse nuk ka vende në parkingjet nëntokësore, të gjithë besimtarët do të lejohen të parkojnë rreth Unazës së Vogël të Tiranës, për faktin që është një ditë e shenjtë, por edhe mjaftueshëm herët në mëngjes, çka nuk sjellin vështirësi në qytet.

Veliaj tha se në të gjithë qytetin do të organizohet një fushatë bamirësie me ushqime dhe veshmbathje për banorët e prekur në zonën e Korçës.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/veliaj-parkingjet-publike-falas-besimtaret-gjate-faljes-se-fiter-bajramit
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended