Report Tv-“BUNK’ART & SCIENCE 2018” nesër për herë të parë në Tiranë, hyrja falas
  • 6 years ago
A mund të kthehen qelizat tona në vepra arti? Kjo është një pyetje, përgjigjen e së cilës e jep nesër, në Bunk?art 1, doktor Matteo Gelardi. Për herë të parë në një aktivitet të pazakontë që prezantohet në Shqipëri doktori italian do të shpjegojë se çfarë ndodh brenda trupit të njeriut kur qelizat transformohen, jo vetëm si mjek, por edhe si artist.

Doktori merr imazhe të 100 trilionë qelizave të njeriut edhe i bën print në kanavacë për t?ia prezantuar publikut, përpara se të kalojnë në botën e modës, ku modelet i veshin për në pasarelë. Imazhet e qelizave të tranfomuara në një vepër arti pamor, nuk mbesin me kaq, prandaj ato do të prezantohen edhe në veshje plot ngjyra.

Një bashkim midis ngjyrave dhe muzikës, midis pikturës dhe modës, që të shkrihen me shkencën për t?i dhënë publikut një panoramë të asaj që askush nuk mund ta shikojë në një ditë të zakonshme.

Arte pamore, moda dhe muzika do të shoqërojë publikun në Bunk?art 1 nesër nga ora 17.00 për të vijuar më pas me bisedën me shpjegimin e kuratorit Artan Shabani, që do të shoqërohet nga muzika e artistëve në instrumenete të ndryshme dhe jo vetëm.

Veshjet e realizuara nga Giovanna Gelardi prezantohen në (datë 22-23 shtator, ora 09.00-21.00 në Bunk?art 2). Spektakli do të prezantohet nga gazetari i ?Report TV?, Denis Minga. Hyrja është falas.
Recommended