Bino: S'ka grip! Në nëntor nis vaksinimi, falas për grupet e riskut, për herë të parë edhe mësuesit
  • 5 years ago
TIRANE-Drejtoresha e ISHP, Silva Bino deklaroi sot se në javën e parë të muajit nëntor do të fillojë vaksinimi për gripin për grupet e riskut. Ajo u shpreh se këtë vit janë 80 mijë doza vaksinimi, 30 mijë më shumë se vitin e kaluar. Bino theksoi se për grupet e riskut dhe stafin mjekësor vaksinimi do të jetë falas.

Risia këtë vit do të jetë vaksinimi jo vetëm për fëmijët, por edhe mësuesit dhe edukatoret e kopshteve dhe çerdheve. Drejtoresha e ISHP qetësoi duke thënë se deri tani nuk ka raste të gripit, por vetëm viroza dhe rrufë, ndërsa këshilloi qytetarët që të mos përdorin antibiotikë. Por kush janë grupet e riskut që duhet të kenë kujdes? Personat me sëmundje bashkëshoqëruese, me diabet, astmë, obezët, gratë shtatzëna janë disa nga grupet e riskut që duhet të bëjnë kujdes.
Recommended