Zbardhet dosja/Roja fshihte 19 video seksuale me tre të mitura , dyshime edhe për mësuesit

  • 4 years ago
Thellohet skandali i abuzimit seksual me 15-vjeçaren në qytetin e Kamzës, ku për momentin janë arrestuar 4 persona, mes tyre dhe ish-roja i gjimnazit ?Gramoz Palushi? në Kamëz. Gazetari i Report TV Elton Qyno, i ftuar në emisionin ?Pa Gjurmë ? tregon për të tjera detaje nga dosja hetimore për katër të arrestuarit nga kjo ngjarje. Vajza e mitur është abuzuar seksualisht mbi 15 herë nga Abaz Doga, ndërkohë një fakt i ri ka dalë gjatë hetimeve, ku në telefonin e Abazit prokuroria ka gjetur plot 19 video erotike, ku duket vajza teksa abuzohet seksualisht nga Abaz Doga, dhe tre personat e tjerë K.P, R.O dhe F.B. Sipas dosjes së prokurorisë dy nga materialet filmike i janë shitur Abaz Dogës në vlerën 2 mijë lekë të vjetra, nga dy djemtë R.O dhe K.P, të cilët kishin abuzuar së bashku me vajzën e mitur dhe aktin abuzues e kishin filmuar. Këto video kanë rënë në dorë të Abaz Dogës, i cili më pas ka filluar presionet. Prej muajit prill 2019 e deri në muajin Maj 2020 vajza e mitur është abuzuar seksualisht nga Abaz Doga. Por ajo çfarë ka zbardhur policia dhe prokuroria e Tiranës, deri në këtë fazë të hetimit, është dhe përfshirja e dy vajzave të reja, që tashmë janë në vitin e parë të gjimnazit ?Gramoz Palushi? në Kamëz. M.C dhe një vajzë tjetër me emërin ?Sabina? sipas kallëzueses S.Th, janë abuzuar seksualisht nga Abaz Doga dhe disa djem të tjerë të shkollës. Vendi ku tre vajzat kryenin marëdhënie seksuale ishte pikërisht shtëpia e braktisur e vëllait të Abaz Dogës në Kamëz, e cila ndodhur në një distancë prej 100 metra nga shkolla, ku studjonin vajzat. Hetimi i 5 oficerëve dhe dy prokurorëve, tashmë është përqëndruar edhe tek rastet e tjera, pasi ka të dhëna se në këtë skandal seksual me nxënëset e shkollës, mund të jenë implikuar dhe disa mësues. Ende nuk ka gjë zyrtare, por policia dhe prokuroria e Tiranës ka mbledhur informacione se mësuesit mund të jenë përfshirë në këtë skandal seksual me vajzat. Rasti në fjalë po monitorohet me shumë vëmëndje dhe nga Drejtoria e Arsimit Parauniversitar në ministrinë e Arsimit, ku javën e kaluar është marë vendimi për shkakrkimin nga detyra e drejtorit të gjimnazit Abaz Hoxha. Hoxha, është drejtori që kishte punësuar si roje nate pranë gjimnazit ?Gramoz Palushi?,shtetasin e arrestuar Abaz Doga. Megjithëse drejtori e ka mohuar faktin e punësimit të pedofilit në shkollë, në deklarimet që Abaz Doga ka dhënë në polici ka treguar se ai në momentin e arrestimit nga policia punonte si roje pranë këtij gjimnazi. Konfirmimi për shkakrkimin e drejtorit të gjimnazit vjen edhe nga burime pranë zyrës së Arsimit në Kamëz, të cilat thanë se:??përgjatë një inspektimi të kryer nga Drejtoria e Arsimit Parauniversitar, janë konstatuar shkelje të rënda të drejtimit dhe menaxhimit të punës në këtë gjimnaz, duke sjellë dhe pezullimin nga detyra të Abaz Hoxhës. Pritet që në vazhdim do ketë një vendimarje përfundimtare për postin e drejtorit??. Abaz Hoxha, nuk është i padëgjuar nga media dhe drejtësia Shqiptare, pasi ai rezulton të jet...

Recommended