Report TV -Zbardhet dosja belge e dy vëllezërve nga Tropoja, që iu sekuestruan 3.7 mln euro pasur
  • 4 years ago
Një hetim i nisur 11 muaj më parë në prokurorinë e Tiranës, ka nxjerrë zbuluar aktivitet kriminal në qytetin Gent të Belgjikës, të dy vëllezërve Tropojanë Edmond dhe Shkëlzen Hoxha, të cilët shpesh janë identifikuar dhe me emrat ?Luan? dhe ?Edi?. Kjo dosje hetimore flet për një grup kriminal shqiptar që vepronte në Belgjikë, në fushën e krimeve me karakter prostitucioni, trafikim klandestinësh, drogë dhe deri në vrasje. Çështja tashmë ka hedhur dritë edhe mbi posedimin e pasurisë mbi 3.7 milionë euro që posedojnë dy vëllezërit Hoxha nga Tropoja, ku makina luksoze apartamente, dy lokale në bllokun e pallateve ?Gintash? në Tiranë, sipërfaqe toke, motor dhe mbi 4 garazhe janë sekuestruar tashmë.
Recommended