Ekskluzive/ Zbardhet dosja! Si u zbuluan dy vrasjet dhe dy plagosjet në Elbasan

  • 5 years ago
Hetimet një vjeçare kanë zbardhur dy vrasje të vjetra dhe dy plagosje të vjetra të ndodhura në Elbasan, dhe më konkretisht vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit, tek kryer në gusht të vitit 2012, plagosja në 30 janar 2006 e ish-shefit të policisë rrugore në Elbasan, Fadil Mema, dhe pengmarja e plagosja në 2006 e Bledar Karaj. Për këto ngjarje të rënda të ndodhura në Elbasan, prokuroria e Elbasanit në bashkëpunim me drejtorinë qëndrore të hetimit të Krimeve të Rënda,kanë organizuar operacionin e koduar ?Krasta?, duke arrestuar Florenc Çapja, Bledar Karaj, Endri Çopja, dhe shpallur në kërkim Elvis Bardhi si dhe shokun i tij Etien Cani. Gjithashtu masë sigurimi ?arrest me burg? në mungesë është lëshuar nga gjykata e Elbasanit dhe për Suel Çelën, i dyshuar si person që së bashku me Çopjen kanë marë peng dhe më pas kanë plagosur Bledar Karaj, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2016.Operacioni i djeshëm është shtrirë në të gjithë qytetin e Elbasanit ku janë kryer dhjetëra kontrolle banesash, ku janë sekuestruar armë, drogë, plumba, thika, dylbi dhe sende të tjera të paligjshme.

Ndërkohë që janë shoqëruar më shumë se 50 persona, mes tyre dhe Ardian Çapja. Operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit të së enjtes, ndërkohë në terren është drejtuar nga prokurori i Elbasanit Ritvan Sula dhe Drejtorit i Hetimit të Krimeve të Rënda Tonin Vocaj. Gjatë kësaj faze hetimore janë marrë në pyetje mbi 30 dëshmitarë që kanë qënë prezent në momentin kur kanë ndodhur ngjarjet. Ky hetim zbuloi dhe një aferë korruptive tek Autoriteti i Mediave Audiovizive, ku në pranga për këtë ngjarje kanë rënë Bledar Karaj pronar i tv kabllor ?Brado?, Adem Boriçi,Andrea Nathanaili, Suela Musta gazetare dhe anëtare e AMA-s, Izmir Hajdari, gazetar dhe ish-inspektor i AMA, Artan Drazhi,Shkëlqim Sula, në kërkim dhe Ervin Tahiri pronar i TV kabllor ?Tata Junior?. Sipas prokurorisë këta persona janë arrestuar për një aferë koruptive prej 4 milionë lekë të vjetra dhe heqjen e një gjobe prej 13 milionë lekë të vjetra për televizionin kabllor ?Brado?.

Recommended