Report TV - Ekskluzive/ Zbardhet dosja e plotë e shqiptarëve që furnizojnë me droge Ndranghetan

  • 6 years ago
EKSKLUZIVE - Plaku i Madh i kanabisit është një burrë rreth 65 vjeç, i cili banon në një zonë të panjohur të Shqipërisë, i rrethuar nga njerëzit e tij dhe, nga sa duket, i mbrojtur nga Policia, që i lejon të jetojë lirisht, ndonëse në Itali është dënuar me 25 vjet për trafik ndërkombëtar droge.

Kur në dhjetor të vitit 2016 një bos i Ndranghetas kalabreze erdhi ta takojë për të folur për bashkëpunim, ai u përul para Plakut të Madh, duke konfirmuar kështu lajmin se kriminaliteti shqiptar tashmë respektohet edhe nga më e vjetra mes mafieve italiane. Emri i tij, çuditërisht, nuk dihet, pasi, kur Guardia di Finanza italiane provoi t?i kërkojë ndihmë Policisë shqiptare për ta identifikuar, autoritetet e Tiranës nuk deshën, ose nuk ditën, të bashkëpunojnë. Kjo ndodhi më 2016. Plaku i Madh mbetet pa emër, pavarësisht nga fakti që hetuesit italianë madje dinë edhe numrin e telefonit të tij, por as kjo deri tani nuk i ka mjaftuar Policisë shqiptare për ta identifikuar.

Recommended