Report TV -EKSKLUZIVE/ Dosja daneze për Jetmir Kastratin, si u zbulua grupi i kokainës
  • 5 years ago
Jetmir Kastrati ose siç njihet ndryshe me emrin kosovar Sokol Krasniqi rezulton të jetë shkodrani që drejtonte dhe financonte një grup të gjerë trafiku, në disa shtete të Europës. Në dosjen e prokurorisë që ?Shqiptarja.com? disponon tregohet një tablo e qartë se si ky grup kriminal vepronte në territorin e Danimarkës,Gjermanisë, Hollandës, Suedisë, Belgjikës, Shqipëri e vende të ndryshme të Europës. Grupi i drejtuar nga Jetmir Kastrati kishte si prioritet vetëm trafikimin e lëndëve narkotike kokainë, ku me këtë mall furnizohej në Kolumbi dhe Ekuador, duke e futur më pas në vende të Europës, e shitur deri në Danimarkë dhe Suedi. Rënia në gjurmët e këtij grupi fillimisht është zbuluar nga Qëndra Lindore e Hetimit Special të Distriktit Policor të Kopenhagenit në Danimarkë, ku mësohet se në vitin 2015 janë kapur disa korrierë të këtij grupi. Këto indicie janë përforcuar akoma dhe më tepër gjatë viteve në vazhdim, dhe nisur nga kjo situatë prokuroria e Danimarkës, në janar të 2018 ka vendosur të hapë një dosje hetimore, duke kërkuar ndihmën të 6 shteteve europiane, dhe koordinuar veprimet hetimore me EUROPOL.Kjo pasi grupi kriminal i drejtuar nga Jetmir Kastrati kishte një aktivitet të zgjeruar në disa shtete.
Recommended