Report TV -Hoxha: Grupi i kokainës 2 dekada 'karrierë'! Lidhje politike që askush s'i ka goditur.
  • 5 years ago
TIRANE - Gazetari investigativ Artan Hoxha në studion e Report Tv, në një koment dhe analizë mbi operacionin "Kuito", tha se pas 137 kilogramve kokainë që u kapën në 4 kontenierë me banane në portn e Durrësitm fshihet një grup i strukturuar kriminal që vepron në Shqipëri prej 2 dekadash dhe ka lidhje të forta politike nga të gjitha palët, pa u goditur asnjëherë nga policia. Gazetari investigativ i Report Tv, tha se tashmë hetimet duhen përqëndruar në gjetjen e provave për të shkuar tek kreu i grupit, ndërsa tha se personi i identifikuar dhe i shpallur në kërkim, Gentian Malindi, është vetëm mbulim, pasi 'peshqit e mëdhenj' - tha ai - asnjëherë nuk dalin në lojë.

I ftuar në studion e Repot Tv, Artan Hoxha tha se biznesi i peshkut që ka Malindi, është vetëm kamuflim, pasi qarkullimi financiar që sjell kjo sasi droge e kapur, tregon për potencialin që kanë grupet e organizuar shqiptar. Hoxha tha se Gentian Malindi është me origjinë nga Skrapari dhe jeton në Durrës, nipi i një funksionari të lartë në kohën e komunizmit.
Recommended