Report TV - Zbardhet dosja, ja kush janë të mashtruarit me tollonat e Gulf-it

  • 5 years ago
Biznesmeni Barush Biba që administron kompaninë ndërtimore ?Biba X?, fituesen e tenderit të dështuar 18 milionë euro për ndërtimin e mbikalimit tek sheshi ?Shqiponja? kishte blerë 63.5 milion lekë të vjetra tollona nafte, tek kompania ?Sun Petroleum Albania? (Gulf). Të gjitha tollonat e naftës ishin paguar në llogarinë bankare të kompanisë në dy këste 5 milionë dhe 1.3 milion lekë nga Barush Biba, i cili synonte që naftën e blerë me një çmim prej 135 lekë të reja për litër, ta përdorte për makineritë e firmës së ndërtimit ?Biba X?. Por nuk ka kaluar shumë nga blerja e tollonave dhe biznesmeni Biba, ka kuptuar se ishte mashtruar, pasi në depozitat e naftës së kompanisë ?Sun Petroleum Albania? nuk kishte më naftë, ndërkohë tollonat e blera kishin mbetur pirg në zyrat e kompanisë së tij ?Biba X?.

I ndodhur në kolaps, biznesmeni Barush Biba, i është drejtuar prokurorisë së Tiranës duke kallëzuar për mashtrim kompaninë ?Sun Petroleum Albania?. Në të njëjtën situatë me Barush Bibën, janë ndodhur Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Shërbimi Informativ Shtetëror, Shërbimi Ligjor Falas, ?Deloitte Albania? dhe disa biznese e individë të tjerë. Të gjithë këta e kanë parë veten të mashtruar. Në atë periudhë shoqëria drejtohej nga gjeorgjiani Irakli Svanidze dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shitjeve Alban Aliko. Të gjithë kallëzuesit kanë marë për një kohë të gjatë naftë në shoqërinë e mësipërme. Por ka ardhur një ditë që kallëzuesit kanë shkuar pranë pikave të furnizimit të subjektit shitës dhe nuk kanë mundur të furnizohen me naftë, madje i kanë gjetur të mbyllura pikat e tregtimit, të cilat nuk shërbenin as me tollona dhe as me lekë në dorë, pasi nuk kishte karburant në depozita.

Recommended