Report TV - Përgjimet/ Dosja 184, bie korrupsioni! Ja kush merret nën akuzë e kush shpëton
  • 5 years ago
TIRANË- Dosja penale me nr.184, e cila flet për përfshirjen e zyrtarëve të lartë në blerjen e votave në zgjedhjet lokale për bashkinë e Dibrës, vijon të qëndrojë si ?patate e nxehtë? në dorën e dy prokurorëve të kësaj prokurorie Rifat Kojku dhe Belina Zeneli. Janë pikërisht këta dy prokurorë që brenda datës 11 shtator 2019 duhet patjetër ti komunikojnë akuzat dhe marin të pandehur personat përgjegjës që janë përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe më konkretisht Arben Keshi, Robert Aga, Drini Gjeçi, Bekim Krashi, Pjerin Ndreu. Të gjithë këta persona dalin në përgjimet e kryera nga prokuroria, duke abuzuar me detyrën e tyre, ushtruar ndikim të paligjshëm tek zyrtarët e tjerë, me qëllim marjen e votave. Ish-deputeti Ndreu që aktualisht ka marë drejtimin e bashkisë së Lezhës, dyshohet se me telefonatën që ka kryer me drejtorin rajonal të arsimit në Dibër Drini Gjeçi, dyshohet se ka ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj zyrtarëve publikë.Por roli i Ndreut mbetet për tu vlerësuar nga prokuroria e Dibrës, gjatë këtyre ditëve në vijim.

Dosja penale që flet për shpërndarjen e parave në qarkun e Dibrës me qëllim blerjen e votave për subjektin politik Partia Socialiste dhe kandidatin e bashkisë Muharrem Rama, në datën 11 shtator mbush tre vjet nga rregjistrimi i saj si çështje penale. Sipas burimeve të prokurorisë, ?Shqiptarja.com? mëson se brenda datës 11 shtator 2019 prokuroria e Dibrës duhet ti komunikojë patjetër akuzat personave përgjegjës dhe ti marë ata të pandehur. Por ajo që shihet me skepticizëm tashmë, është se biznesmeni Ymer Lala, që shfaqet në përgjimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda nuk mund të meret i pandehur, pasi akuza e ?Korrupsionit zgjedhor?, sipas burimeve ka rënë, pasi është parashkruar për shkak të afatit dyvjeçar.
Recommended