Report TV - Ndodh mrekullia në Tirana, i moshuari bie nga pallati në Astir dhe e shpëton tenda
  • 4 years ago
TIRANË- Një mrekulli ka ndodhur në zonën e Astirit në Tiranë, ku një i moshuar ka shpëtuar falë tendës mbrojtëse të një lokali poshtë banesës së tij.

Në videot e ardhura në redaksinë e Report Tv, shihet qartë që i moshuari është mirë dhe ka rënë sipër tendës. Ai është i vetëdijshëm dhe lëviz sipër tendës.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar ambulanca të cilët kanë marrë të moshuarin për t'i dhënë ndihmën mjekësore.
Recommended