Zbardhet dosja/ Vajza nga qytete të ndryshme dhe kokainë...ja çfarë ndodhte në 'Tallava Qerosi'

  • 5 years ago
Edmond Çipllaka i arrestuar nga policia e Elbasanit me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike dhe fshehje të të ardhurave në fillim të muajit korrik tashmë ndodhet në burg duke pritur gjykimin e tij. Ish-boksieri 43-vjeçar e kishte kthyer lokalin e tij me muzikë live ?Tallava Qerosi?, pranë Belshit, në qendër që ofronte edhe shërbime ekstra. ?Shqiptarja.com? publikon pjesë nga dosja e akuzës për Edmond Çipllaka. Sipas saj policia kur ka ushtruar kontroll ka gjetur në local kokainë si dhe 5 vajza që punonin si ballerina në lokal

DROGA
?Nga Specialistët e Seksionit pë Hetimin e Narkotikëve & Trafiqeve të Paligjshme, pranë DVP Elbasan, janë marrë informacione nga burime të besueshme, se në ambjentet e lokalit me muzike Live me emrin ?Tallava Qerosi?, në fshatin Trojas, Belsh, në krahun e djathtë të aksit rrugor Belsh-Cerrik, shpërndahej lëndë narkotike e llojit ?kokainë? klientëve të ndryshëm. Gjithashtu, në ambjentet e këtij lokali vinin nga qytete të ndryshme vajza, të cilat kërcenin dhe shoqëroheshin me klientë të ndryshëm të këtij lokali. Me qëllim verifikimin e këtij informacioni, në datë 06.07.2019, rreth orës 23:50, nga shërbimet e Postës së Policisë Belsh, së bashku me specialstët e seksionit për hetimin e narkotikëve dhe trafiqeve të paligjshme pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, është ushtruar kontroll në ambjentet e Lokalit me emrin ?Tallava Qerosi?, në fshatin Trojas, Belsh, në krahun e djathtë të aksit rrugor Belsh ? Cerrik. Gjatë kontrollit, në katin e nëndheshëm të këtij ambjenti, në një dhomë, ku ishin disa divane dhe karrike, në njërin prej divanëve qendronte i shtrirë shtetasi Edmond Çipllaku. Ky shtetas e ka marrë me qera këtë ambjent. Në tavolinë u gjet një çantë dore burrash, meshini, me ngjyrë kafe, me stampin mbi të ?MONTBLANC?. Brenda në xhepin e kësaj çante u gjet një peshore elektronike me ngjyrë gri, me mbetje pluhuri si të bardhë në sipërfaqen e saj dhe në pjesen e pasme më mbishkrimin: ?NOT LEGAL FOR TRADE?. Gjithashtu, u gjetën 2 (dy) qeska amballazhi plastike me ngjyrë si të badhë dhe transparente, secila me një sasi pluhuri të ngurtësuar, me ngjyrë si të bardhë, i cili për nga karakteristikat ngjasonte me lëndë narkotike të llojit ?kokainë??. Nga peshimi që iu bë qeskave me material pluhur të bardhë e të ngurtësuar, i dyshuar si lëndë narkotike e llojit ?kokainë? ka rezultuar: qeska e amballazhit plastik me ngjyre si të bardhe ka një peshë prej 6.1 (gjashtë pikë një) grambashkë me amballazhin; 1. qeska e ambalazhitplastik transparent ka një peshë prej 8.6 ( tetë pikë gjashtë) gram bashke me amballazhin?, thotë akuza.

Recommended